EDHE INDIA SHKRUAN PËR SUKSESET E KOSOVËS NË LOJËRAT OLIMPIKE

Dy medaljet e arta të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova u komentuan nga media të shumta si në rajon ashtu edhe në botë, shkruan Insajderi.

Së fundmi, gazeta indiane “The Bridge”, ka lartësuar suksesin e Kosovës deri në atë pikë sa godasin shtetin e tyre për mungesë medaljesh.

“Kosova, një vend me popullsi më të vogël se Bengaluru ka fituar më shumë medalje se India”, shkruhet në titullin e lajmit të mediumit Indian.

Deri tash, Kosova numëron dy medalje të arta në Lojërat Olimpike të Tokyos, derisa India vetëm një medalje, atë të argjendtën.

Për dallim nga vendi ynë që dërgoi 11 atletë në Olimpiadë, India dërgoi një ekip prej 119 atletësh, por për këtë vend është një numër i vogël duke parë numrin e popullsisë që kanë, mbi një milliard banorë.

Shpresat për një medalje tjetër olimpike për Kosovën janë ende të gjalla, pasi Loriana Kuka do të garojë të enjten në xhudo.

Derisa nga ana tjetër, edhe atleti Musa Hajdari dhe mundësi Egzon Shala ende nuk i kanë përfunduar garat e tyre.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *