Edhe një nëndegë e ASH-së i bashkangjitet Altrim Mamutit në koalicionin joformal me BESËN

Është duke vazhduar ndarja në degën e ASH-së në Tetovë pas largimit të kryetarit të degës, Altrim Mamutit. Kryetari i nëndegës së ASH në fshatit Lisec Lirim Mustafi, sonte i është bashkangjitur ish kryetarit të degës në Tetovë, duke lidhur koalicion joformal me Lëvizjen Besa, raporton TetovaSot .

Në rrjetet sociale është postuar një fotografi, ku shihet se kryetari nëndegës njëherit edhe anëtari i kryesisë së degës Tetovës, Lirim Mustafi së bashku me kreun e Besës, Bilall Kasami dhe ish kryetarin e degës ASH-Tetovë Altrim Mamuti.

Ndryshe ndarjet e fundit në ASH po marrin përmasa të mëdha, ku po paralajmërohen edhe dorëheqje tjera nga strukturat e tyre në shumë qytete.

/P/B/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *