Edhe një shtet teston sistemin ‘4 ditë pune në javë’

Kjo do t’u mundësojë punëtorëve pagë të njejtë por me një ditë pune më pak në javë

@pixabay

Punonjësve në Mbretërinë e Bashkuar do t’u ofrohet mundësia për të punuar katër ditë në javë, pa reduktim të pagës.

Një pilot projekt prej gjashtë muajsh po rekruton kompani për të studiuar efektin e orareve të punës më të shkurtra në produktivitetin e sipërmarrjeve dhe mirëqenien e punonjësve, si dhe ndikimin në mjedis dhe barazinë gjinore.

Kompanitë do të ndjekin modelin 100:80:100, ku punonjësit do të marrin 100% të pagës për 80% të kohës – në këmbim të angazhimit për të ruajtur 100% të produktivitetit të tyre të mëparshëm, shkruan euronews, përcjell Albinfo.ch.

“Java me katër ditë sfidon modelin aktual të punës dhe ndihmon kompanitë të braktisin matjen e thjeshtë se për sa kohë njerëzit janë në ‘punë’, duke u përqendruar më shumë në output-in e produktit”, tha Joe O’Connor, drejtues i
programit pilot 4 Day Week Global.

Programi, i cili udhëhiqet nga kërkuesit e Universitetit të Cambridge e Oxford dhe nga Boston College, si dhe grupet jofitimprurëse që mbështesin 4 Day Week Global, 4 Day Week UK Campaign dhe think-thankun britanik Autonomy, synon të rekrutojë 30 kompani britanike brenda fillimit të qershorit të këtij viti.

/Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *