Gjashtë viktima dhe 182 raste të reja me Covid-19, shërohen 33 pacientë

Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1348 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 182 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve 107 raste janë regjistruar në Shkup, në Kumanovë-14, Shtip-4, Tetovë-23, Strugë-5, Manastir-2, Ohër-6, Gostivar-4, Strumicë-1, Koçani-1, Berovë-1, Resnje-13, Negotinë- 1.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 33 pacientë të shëruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, pacientët e shëruar janë nga Shkupi-22, Dibra-1, Shtipi-1, Prilepi-1, Tetova-1, Velesi-2, Manastiri-1, Koçani-2, Shën Nikollë-1, Kërçovë-1.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë me koronavirus. Në spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë pesë pacientë, dy pacientë nga tetova, një në moshën 81 vjeçe, i shtruar në spital me 16 qershor dhe një tjetër pacientë në moshën 72 vjeçe, që ishte pranuar në spital më 12 qershor. Në Spitalin e Kumanovës ka ndërruar jetë një 85 vjeçar i cili është pranuar në spital me 10 qershor. Tek tre pacientë, virusi është konstatuar prezent pas vdekjes, respektivisht bëhet fjalë për një grua nga Kumanova në moshën 64 vjeçe si dhe dy pacientë nga Shkupi në moshën 68 dhe 65 vjeçe.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4664, prej të cilëve 1836 janë shëruar kurse 216 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2612 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë realizuar 47.793 testime për Covid-19.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *