Gjermania kundërshton ndalimin e makinave me djegie të brendshme nga 2035

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, deklaroi sot se vendi i tij nuk do të pajtohet me një plan të BE-së që do të ndalonte shitjen e makinave të reja me motorë me djegie të brendshme nga viti 2035.

Për të reduktuar emetimet me 55 për qind nga nivelet e vitit 1990 deri në vitin 2030, Komisioni Evropian ka propozuar që deri në vitin 2034, emetimet e dyoksidit të karbonit nga makinat e reja të reduktohen në zero. Kjo de facto do të thotë ndalim i shitjes së makinave me motorë me djegie të brendshme.

Eurodeputetët mbështetën propozimin e Brukselit këtë muaj dhe tani po fillojnë negociatat me vendet e BE-së për një projektligj përfundimtar. Por, ministri gjerman i Financave tregoi një pengesë për planin.

“Do të ketë ende vend për motorët me djegie të brendshme, kështu që ndalimi është i gabuar”, tha Lindner në një tubim të organizuar nga Shoqata e Industrisë Gjermane, duke shtuar se Qeveria nuk do të pajtohet me një ligj të tillë evropian dhe se Gjermania do të vazhdojë të jetë tregu lider për automjetet elektrike.

/Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *