Greqia goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

Greqia u trondit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundjet sizimike janë ndier në jug të ishullit të Kretës, konkretisht 97 kilometra në jug të Ierapetra.

Sipas raporteve të para, tërmeti u ndje në prefekturat e Heraklion dhe Lassithi, ndërsa banorët raportojnë se tërmeti nuk ishte shumë i fortë, por zgjati disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo për dëme materiale.

/Albinfo.ch./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *