GRUBI: Na vlerësoni për nga puna e jo për nga fjalët, për nga realizimi e jo për nga premtimi (VIDEO)

Fitorja e madhe e BDI-së dhe LSDM-së e 15 korrikut ishte vërtetim i politikave dhe vendimeve të guximshme të koalicionit qeveritar i cili e mori përkrahjen e madhe me qëllim që të vazhdojë në rrugën e rritjes ekonomike, përcaktimit perëndimor, shoqërisë së qytetarëve të barabartë dhe drejtësisë joselektive përmes sundimit të së drejtës. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi gjatë konferencës për shtyp rastin 100 ditë qeveri.

Sipas Grubit prioritetet e qeverisë tashmë janë të njohura për të gjithë, përkatësisht pasi që RMV u bë anëtare e NATO-së, u përmbyllë pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit dhe u zbatuan reformat urgjente sistemore, tani më mbetet të realizohet ripërtëritja dhe zhvillimi ekonomik, sundimi i së drejtës dhe anëtarësimi i merituar dhe i pastër si kristali në Bashkimin Evropian bashkë me të gjitha elementet shoqëruese për standard më të mirë për të gjithë qytetarët.

Shtyp linkun më poshtë për të shikuar videon:

https://www.facebook.com/watch/?v=132717641956423

Ts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *