Heshtja zgjedhore, ASHAV: Nga 16 tetori deri në orën 19:00 të 17 tetorit

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele informon radiodifuzerët se më 16 tetor, deri në ora 19 me 17 tetor vlejnë rregullat për Heshtje Zgjedhore.

Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të informojnë për procesin zgjedhor, por ndalojnë të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore bëjnë të ditur nga Agjencioni për shërbime audio dhe audiovizuele.

Sipas Kodit Zgjedhor, për shkeljen e heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetimi i çfarëdo informacioni, fotografive, materialeve audio dhe audiovizive që lidhen ose në të cilën marrin pjesë pjesëmarrësit e zgjedhjeve, çfarëdo formash të raportit mediatik të cilat janë të hapura ose të mbuluara në funksion të fushatës së dikujt që do të ndikojë mbi vendimin e votuesve, të dhënat me të cilat zbulohet identiteti i subjekteve politike dhe/apo individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit si dhe deklarata të kandidatëve në procesin zgjedhor, nga përfaqësuesit të partive politike dhe të bartësve të funksioneve në organet e pushtetit, përkujtojnë nga ASHAV.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *