I BËHEN TESTET PAPA FRANÇESKU NËSE ËSHTË I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS

Papa Françesku, i cili tash për tash është duke e përjetuar një ftohje, nuk është i infektuar me koronavirus. Kjo gjë u vërtetua pas testeve mjekësore, raporton gazeta italiane “Il Messaggero”.

Sidoqoftë, zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, tha se nuk ka ndonjë koment për këto raportime. Kleriku 83-vjeçar, të cilit i është hequr një pjesë e mushkërive për shkak të një sëmundjeje para disa dekadave, i anuloi disa paraqitje javën e kaluar.

Ai fillimisht kishte planifikuar takime me disa zyrtarë të lartë të Vatikanit. Megjithatë, në një njoftim befasues, papa njoftoi se do t’i ndjekë këto takime nga rezidenca e tij në Vatikan.

Papa Françesku u sëmur në kohën kur Italia po përballet me përhapjen e madhe të koronavirusit vdekjeprurës, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Të hënën, numri i viktimave të koronavirusit në Itali shkoi në 52, 18 më shumë sesa në ditën paraprake. Italia është shteti që është goditur më së rëndi në Evropë nga koronavirusi.

/Insajderi/Com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *