ISH-MBRETI I SPANJËS I DYSHUAR PËR KORRUPSION NJOFTON SE NDODHET NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka qenë në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga 3 gusht, , duke i dhënë fund spekulimeve për vendndodhjen e tij.

Pikërisht në gusht ai u bëri të ditur se po largohet nga Spanja, në një kohë kur nga autoritetet po e hetojnë për korrupsion.

82-vjeçari udhëtoi në Emiratet e Bashkuara Arabe më 3 gusht “dhe ai mbetet atje”, tha një zëdhënës, duke mos dhënë më shumë detaje, raporton BBC.

Ish-mbreti po mohon çdo keqbërje, por dyshimet ndaj tij për korrupsion kanë tronditur Spanjën.

Në vitin 2014, Juan Carlos, kishte lëshuar fronin mbretëror.

/Insajderi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *