Ja sa do të kushtojë një qese plastike në markete nga e mërkura

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej 1 dhjetorit (e mërkurë) një qese në market do te kushtojë 15 denarë.

Kjo masë hyn në fuqi në përputhje me Ligjin e ri për menaxhimin e ambalazheve dhe mbeturinave nga ambalazhi.

Më 4 tetor, pasi Kuvendi i miratoi ligjet, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, thanë se këto ligje do të mundësojnë evropianizimin përfundimtar të menaxhimit të mbeturinave, përfundimisht do të zgjidhet ky problem që ishte akumuluar me dekada dhe do të ndërpritet zinxhiri i menaxhimit të keq me mbeturinat.

Deri më tani, marketet dhe dyqanet e tjera për një qese najloni paguanin nga 1 deri në 10 denarë, por ato ndalohen përfundimisht.

Gjithashtu, për herë të parë që nga e mërkura, vendoset ndalimi i përdorimit të ambalazheve plastike për një përdorim në zonat e mbrojtura.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini theksoi se këto ligje do të mundësojnë evropianizimin përfundimtar të menaxhimit të mbeturinave.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *