Kasami: Urime muajin e sakrificës dhe tolerancës, ky Ramazan ndryshe nga të tjerët!

Nga dita e nesërme besimtarët musliman në mbarë botën futen në agjërim. E me këtë rast kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka dërguar një video urim për besimtarët.

Kasami ka uruar këtë muaj të dalluar dhe të njohur si muaj i sakrificës dhe tolerancës, por edhe duke përmendur faktin se në këtë muaj të madh  besimtarët futen në një periudhë të pazakont.

Ramazan 2020

Të nderuar qytetarë,Në prag te muajit të shenjtë të Ramazanit më lejoni që në emrin tim personal dhe të të gjithë anëtarëve të Lëvizjes BESA t’ju uroj fillimin e këtij muaj të sakrificës, tolerancës, solidaritetit dhe bamirësisë si dhe njëkohësisht gjithë besimtarëve musliman t’ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar.Për fat të keq, këtë vit Ramazani na gjen ndryshe nga vitet e tjera, me një situatë delikate, të imponuar nga pandemia COVID-19, prandaj sakrifica që duhet të bëjmë këtë vit është e dyfishtë. Pasi që, gjithë globi po ballafaqohet me një armik të panjohur dhe të padukshëm por që për fat të keq është duke marrë edhe jetë njerzish, ne të gjithë duhet që të respektojmë rekomandimet e institucioneve shhëndetësore dhe të lutemi që sa më shpejt të fitojmë betejën kundër virusit COVID-19.Urtësitë e muajit të shenjtë të Ramazanit le të na shërbejnë për të reflektuar pozitivisht me realitetin e krijuar prandaj dëshiroj të përcjell përgëzimet dhe lutjet e përzemërta. Le të jetë ky muaj i unitetit dhe solidaritetit edhe me kategorinë më të prekur sociale. Le të jetë sofra e Ramazanit e mbushur jo vetëm me lloj-llojshmërinë e ushqimeve, por edhe me bamirësi. Bamirësia le të na bashkojë gjatë ditës dhe mbrëmjes, sepse vetëm kështu do dëshmojmë se kemi mesuar saktë porosinë që na jep ky muaj i shenjtë.Qofshi të bekuar me mirësitë dhe begatitë që sjell muaji i Ramazanit.

Posted by Bilall Kasami on Thursday, 23 April 2020

/ES/PB/ZN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *