Katica Janeva dërgohet me polici në varrimin e babait të saj në Gjevgjeli

Ish prokurorja e akuzuar e PSP-së, Katica Janeva, e cila për momentin gjendet në paraburgim shtëpiak dhe po e pret aktvendimin për rastin “Reket”, dje nën shoqërim të policisë është dërguar në qytetin e saj të lindjes, Gjevgjeli, për të marë pjesë në varrimin e babait të saj Kostadin Delixhakov, gjykatës shumëvjeçar dhe kryetar i Gjykatës në Gjevgjeli deri në pensionimin e tij.

Vitin e kaluar derisa Janeva ishte në paraburgim në Shutkë, i ndërroi jetë e ëma, dhe poashtu kishte kërkuar të mer pjesë në varrimin e saj.

Dje Janeva ka marë pëlqimin e autoriteteve që të dërgohet për varrimin e babait të saj.

Aktvendimi për Janevën dhe Boki 13 është caktuar për të enjten më 18 e këtij muaji.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *