KJO ËSHTË SHUMA QË GEORGINA MERR ÇDO MUAJ NGA RONALDO PËR MIRËMBAJTJEN E SHTËPISË DHE KUJDESIN NDAJ FËMIJËVE
Cristiano Ronaldo dhe bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez, momentalisht janë çifti më i ndjekur në Instagram: me 203 milionë ndjekës dhe 16.5 milionë.
Tabloidet e huaja kanë raportuar prej vitesh për lidhjen e tyre, njohjen e për shumë të pathëna për dyshen e popullarizuar.
Edhe pse aktualisht janë çift i pamartuar, ata kanë një fëmijë së bashku të quajtur, Alana Martina.
Duke qenë një nënë e kujdesshme për vajzën dhe fëmijët e tjerë të Ronaldos, Georgina ‘paguhet’ për këtë punë.
Së fundmi, televizioni spanjoll “Telecinco” ka zbuluar se sa është shuma që Georgina merr nga Cristiano çdo muaj për shpenzimet e saj dhe për të kujdesur për fëmijët e tyre.
Sipas raportimeve të tyre, shuma që ajo merr nga futbollisti i Juventusit shkon nga 50,000 në 100,000 euro.
Çifti u pa bashkë për herë të parë në nëntor të 2016-ës, teksa shëtisnin në Disneyland të Paris-it.
Rodriguez zyrtarisht është nënë e katër fëmijëve, përfshirë këtu edhe djalin 8-vjeçar të Ronaldos.
/Insajderi/