Kjo që po i ndodh Albin Kurtit sot, Arbër Xhaferit i ndodhi në vitin 2004: KQZ nuk e lejoi të kandidojë për president të Maqedonisë!

Tentimi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) në Kosovë për ta penguar Albin Kurtin të kandidojë për deputet, shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ua ka kthyer memorien në vitin 2004. Ishte ky vit kur KQZ maqedonase nuk e lejoi kryetarin e atëhershëm të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Arbër Xhaferin, të garojë në zgjedhjet presidenciale edhe pse partia e kishte dorëzuar zyrtarsisht emrin e tij. Mirëpo gjatë certifikimit të kandidatëve, KSHZ maqedonase konstatoi se Xhaferi nuk i plotëson kushtet, për shkak se gjoja i mungonte qëndrimi i pandërprerë 10 vjeçar në Maqedoninë e atëhershme, shkruan gazeta Lajm.
Në opinion kishte debate të shumta lidhur me këtë vendim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, mirëpo në fund mbisunduan qëndrimet e krahut proserb, që vazhdimisht i bënin obstruksione veprimit politik të Arben Xhaferit, shkruan gazeta Lajm.
Edhe pse gjasat për fitore të një kandidati shqiptar për president ishin teorike, megjithatë çdo paraqitje e Arben Xhaferit në fushatë ishte një ngritje morale dhe intelektuale e votuesit shqiptar. Kjo nuk kishte se si mos të ju pengojë qarqeve proserbe në Maqedoni, që me sukses e ngulfatnin veprimin e Xhaferit.
Dhe kur ka shumë mendime se Albin Kurti është Arben Xhaferi i skenës së sotme politike mbarë shqiptare, është ky detal, paçka i (jo) rastësishëm, që i jep mbështetje atyre mendimeve.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *