Komuna e Tetovës: Shembja e dheut në rrugën e Banjës është si pasojë e punimeve

Komuna e Tetovës përmes një komunikate, ka dhënë të gjitha detajet e shembjes së dheut në rrugën e Banjës së Tetovës informon Tetovasot.

Komuna informon qytetarët se shembja e dheut në rrugën e Banjës së Tetovës është si pasojë e aktiviteteve të planifikuara punuese që kanë të bëjnë me rekonstruimin e pjertësive në disa pika kritike ku kemi rëshqitje të dheut!

Për këtë qëllim komuna e Tetovës tanimë 2 javë ka angazhuar maqineri dhe ekipe punuese të cilat për më shumë se dy javë janë duke punuar për menjanimin e pjertësive në pjesën sipër rrugës së Banjës, me qëllim zgjidhjen afatgjate të këtij problemi.

Aktivitetet punuese do të zgjatin edhe ditët në vazhdim deri në menjanimin e plotë të rrezikut potencial për qytetarët që qarkullojnë në këtë zonë rekreative të qytetit!thuhet në komunikatë.

TETOVASOT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *