KORONAVIRUSI: DY POLITIKANËT E KËTIJ SHTETI PËRSHËNDETEN ME KËMBË

Ky është takimi mes dy liderëve politikë në Tanzani që ka tërhequr vëmendjen e mediave në botë.
Presidenti i vendit John Magufuli shihet duke shkëmbyer një përshëndetje me këmbë me politikanin e opozitës Maalim Seif Sharif Hamad.\
Ata janë takuar sot në selinë e Presidentit për të folur për masat që ka marrë Tanzania kundër përhapjes së koronavirusit.
Ndërkohë që qeveria e vendit ka bërë thirrje që njerëzit të shmangin takimet fizike, si shtrëngimi i duarve dhe përqafimet, dy politikanët janë përshëndetur duke i dhënë këmbën njëri-tjetrit.
Sakaq, deri më tani Tanzani nuk ka regjistruar asnjë rast të me të infektuar nga koronavirusi.
/Insajderi/Com/