KUSH DO TË MUND TA ZËVENDËSONTE KIM JONG-UN NË RAST SE NUK MUND TA USHTROJË DETYRËN?

Koreja e Veriut kurrë më deri më tani nuk ka treguar nëse do të mund ta zëvendësonte liderin Kim Jong-Un, në rast se ai nuk mund ta kryej detyrën për shkak të problemeve shëndetësore.

Deri më tani nuk ka ndonjë informacion për fëmijët e tij, kurse analistët konsiderojnë se motra e tij më e vogël dhe njerëzit përreth që janë besnik mund të udhëhiqnin vendin, derisa pasardhësi të jetë mjaftueshëm i moshuar për ta marrë detyrën nga lideri aktual, transmeton Telegrafi.

Koreja e Jugut dhe zyrtarët kinezë kanë nxitur dyshimet sot, se Kim është sëmurë rëndë pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe problemeve kardiovaskulare. Megjithatë, të gjithë po pyesin se kush do të mund ta zëvendësonte 36-vjeçarin, nëse sëmurët më shumë apo ndodh diçka edhe më e rëndë, raporton Reuters.Kujtojmë që Kim Jong-Un ka ardhur në pushtet në vitin 2011, pas vdekjes së babait që kishte pësuar sulm në zemër, kurse spekulohet se motra e tij e vogël Kim Yo-jong, 31-vjeçe, e cila gjatë dy viteve të fundit ka shoqëruar liderin nëpër udhëtime zyrtare dhe takime, mund të jetë pasardhësja.

“Kim Yo-Jong tani për tani është fuqia kryesore që kontrollon organizatat, njësitë udhëheqëse, gjykatat dhe fushën e sigurisë”, ka deklaruar Cho Han-Bum nga Instituti korean për bashkim kombëtar.

/Insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *