Mbi 60 raste të reja me Kovid-19, një i vdekur
Më shumë se 60 raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara në shtet, ndërsa një pacient ka ndërruar jetë, informuan për MIA-n nga Instituti i Shëndetit Publik.
Theksuan se nga rastet e reja të diagnostikuara me Kovid-19, numri më i madh janë nga Shkupi.
Më shumë informacione për gjendjen me Kovid-19 në vend pritet që të bëjë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për media në orën 15:00.
/TS/