NË GJERMANI TASHMË KATËR DITË ME RADHË PO BIE NUMRI I INFEKTIMEVE TË REJA

Numri i të sëmurëve të rinj në Gjermani në 24 orët e fundit është rritur për 3.677 dhe tani janë gjithsej 95.391 të sëmurë, dhe kjo është dita e katërt me radhë që po shënohet rënia e të infektuarve të rinj në baza ditore, ka kumtuar Instituti “Robert Koch”.

Numri i rasteve të reja është më i ulët se 5.936 raste të lajmëruara dje.

Në Gjermani numri i të vdekurve është rritur për 92 dhe tani janë 1.434 raste.

/Insajderi.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *