NJË MAKINË PËRPLAS DHE VRET NJË BURRË – VIKTIMA ËSHTË BABAI I NICKI MINAJ

Burimi i fotografisë: Frazer Harrison/Getty Images

Babai 64-vjeçar i reperes Nicki Minaj ka vdekur pasi u përplas me makine nga një shofer i cili iku nga skena në New York, tha policia.

Sipas The Guardian, Robejt Maraj po ecte pergjatë një rruge në Mineola, Long Island kur u godit nga një makinë që nuk po ndalonte, njofton Insajderi.

Maraj u dërgua në një spital, ku u shpall i vdekur të shtunën. Policia po kërkon që çdo dëshmitar i përplasjes fatale të dalë përpara.

Minaj, 38 vjeçare, lindi Onika Tanya Maraj në Trinidad dhe u rrit në lagjen Queens të New York City. Ajo nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike për vdekjen e babait të saj.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *