Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë e bojkotuan mësimin në distancë, duan të shkojnë në shkollë

Një pjesë e nxënësve të shkollave të mesme nga disa shkolla të mesme të cilët e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe u mblodhën para gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë rreth orës 13:30 dhe me atë e bojkotuan mësimin në distancë. Ata mendojnë se duhet të shkojnë në shkollë dhe thanë se nuk do të marrin pjesë në mësim përmes internetit edhe në ditët në vijim.

“Ne jemi nga gjimnazi, nuk jemi kundër askujt, por duam të shkojmë në shkollë. Ne asnjëherë nuk jemi shprehur se duam ta ndjekim mësimin onlajn. Vetëm duam të jemi në shkollë, siç i kanë të gjithë të drejtat e arsimit. Nëse ka pas 200-300 njerëzve të cilët presin para bankave dhe brenda, ne jemi vetëm 100 në gjeneratë të cilët mund të qëndrojmë në mësim. Nëse duhet mësim onlajn duhet të blejmë kompjuterë dhe celularë, gjëra që janë të nevojshme, ndërsa shteti nuk i jep”, deklaroi Enes Asani, nxënës i vitit të tretë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”.

Në fshatin Leshnica e Poshtme, komuna e Zhelinës prindërit e nxënësve nga klasa e parë deri në të tretë, sërish nuk i lëshuan fëmijët në mësim për shkak të kushteve joadekuate. Ata kërkojnë rindërtim të objektit rajonal në suaza të shkollës qendrore “Luigj Gurakuqi”.

Në të gjithë komunën e Tetovës, sipas të dhënave të sektorit për veprimtari publike në shkollë filluan të shkojnë 3.400 nxënës nga klasa e parë deri në të tretën. Komuna e Tetovës numëron 9.850 nxënës të shkollave fillore dhe 6.300 të shkollave të mesme.

/TS.MK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *