Opozita kërkon seancë mbikëqyrëse për bankën “Eurostandard” në Kuvend

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, sot do të paraqesë kërkesë në Kuvend për të zhvilluar seancë mbikëqyrëse për të përcaktuar arsyet dhe zbatimin e ligjeve në procedurën e falimentimit të bankës “Eurostandard”. Nisma mbështetet nga e gjithë opozita nga VMRO-DPMNE, koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa dhe E Majta, informon Zoranço Jovançev, deputet nga VMRO-DPMNE-ja.

Ai shtoi se pretendimet e VMRO-DPMNE-së se banka ishte sjellë me vetëdije në falimentim duke derdhur shuma të mëdha parash përmes kredive pa mbulim për të financuar kompani nga Strumica të afërm të familjes Zaev, u konfirmuan nga pronari i bankës “Eurostandard”, i cili shpalli publikisht dhe disa prej ndërmarrjeve ku, sipas tij, përfunduan paratë nga banka dhe cilat kompani nuk kishin mbulim për kreditë, pra ato ishin të falimentuara.

Ky është krim prej 200 milion eurove, ku u dëmtuan 100.000 qytetarë. Ky krim që çon deri në Strumicë nuk duhet të mbetet i pazgjidhur. Për atë qëllim, VMRO-DPMNE kërkon seancë mbikëqyrëse, në të cilën do të ftohen të gjithë aktorët përkatës, siç janë guvernatorja e BPRMV-së, pronari i bankës, depozituesit e dëmtuar, policia Financiare, Drejtoria e Inteligjencës Financiare dhe prokurori Publik. Duhet të ketë përgjegjësi për secilin që rrezikon tregun financiar të Republikës së Maqedonisë dhe pronën e qytetarëve”, tha Jovançev.

Për të gjetur përgjegjësinë, theksoi Jovançev, është më mirë të zbulohen faktet, të cilat, sipas tij, është i gjithë ky debat mbikëqyrës.

/TS.MK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *