OSBE-ja dhe Agjencia për Rini dhe Sport nisin fushatë ndërgjegjësuese kundër mostolerancës dhe urrejtjes
Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Agjencia për Rini dhe Sport e Maqedonisë së Veriut nesër do të nisin një fushatë informuese publike të titulluar “Ndërprit rrethin – urrejtja nuk është stili yt”, e cila iu bënë thirrje të rinjve të ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për efektet e dëmshme të mos tolerancës dhe urrejtjes.
E disenjuar për të trajtuar shprehjet negative që lidhen me të gjitha format e mostolerancës, fushata si[ theksohet nga OSBE, synon të ndikojë në mënyrë pozitive në diskursin social, jo vetëm mes të rinjve, por gjithashtu edhe në shoqërinë në tërësi.
Në këtë ngjarje do të flasin ambasadori Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport dhe Robert Alagjozovski, koordinator Nacional për Ndërkulturalizëm, Një shoqëri, Zhvillim Kulturor dhe Bashkëpunim Ndërresor pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ngjarja do të zhvillohet sipas protokolleve ekzistuese të KOVID-19 në vend në restorantin Pelister në ora 11.00.
/Ts.mk