“PAPËRGJEGJËSIA” E RADHËS, ADRIANA MATOSHI SHKON PA KARTELË NË KUVEND

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka shkuar në Kuvend pa kartelën e saj, shkruan Insajderi.

Ajo gjatë kërkimit të fjalës është skenuar me kartelen e deputetit , Arbër Rexhaj.

Kjo u bë e ditur në momentin kur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i dha fjalën këtij deputeti.

Ardiana, unë jam skenuar me kartelën të tij, ishin fjalët e aktorës.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që aktorja po flitet në media për “papërgjegjësitë e saj”.

Para disa javë ajo gjatë seancës së Kuvendit është kapur nga kamerat duke flejtur në gjumë.

Pas kësaj ka reaguar ajo duke thënë se kishte dhimbje koke gjatë kohës kur po dëgjonte opozitën tek flisnin.

“Kur Opozita fol e ti e nin zemrën tu u ngushtu e krytë tu t’dhimtë”, ka shkruar ajo. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *