PËRQINDJA E TË VDEKURVE NGA KORONAVIRUSI NË BAZË TË MOSHËS

Numri i të prekurve nga koronavirusi aktualisht ka shkuar në 118, 547 raste, derisa si pasojë kanë ngelur të vdekur 4,267 persona.

Në bazë të platformës Worldometers, e cila raporton në kohë reale për numrin e rasteve me koronavirus, mosha më e prekur e të vdekurve nga virusi lehtë i ngjitshëm është 80+, me 14,8 për qind. Përqindja e përgjithshme e vdekjes është 21,4 %.

Po ashtu, duke iu referuar të dhënave të kësaj platforme, të vdekurit nën moshën 50 vjeçare nga ky virus kanë një përqindje relativisht të vogël.

Ndërkohë, nuk ka pasur raste me fatalitet tek grupmoshat 0-9 vjet. Siç pohojnë edhe studimet shkencore, fëmijët janë më pak të rrezikuar nga ky virus.

Aktualisht, Italia është shteti më i madh me numrin e të prekurve në Evropë. Numri i të vdekurve ka arritur në mbi 600 në vend. I gjithë shteti është izoluar pas vendimit të djeshëm të kryeministrit Giuseppe Conte.

/Insajderi/Com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *