Prej sot në Tetovë, mbështetje juridike falas për të dëmtuarit e EVN-së

Iniciativa Qytetare “Boll më” nga Tetova ka njoftuar se sot, kanë hapur zyrën në Tetovë, ku do të japin mbështetje juridike për të gjithë të dëmtuarit nga kompania energjetike, EVN.
Siç thonë nga organizatorët, krejt shërbimi do të jetë falas, duke e sfiduar EVN’në dhe Komisionin Rregullator Energjetik.

“(18-12-2020) në ora 13:00 do të bëjmë hapjen e zyrës sonë, e që për qëllim kryesor ka ofrimin e ASISTENCËS JURIDIKE FALAS (PRO BONO) për të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga EVN-ë. Do i sfidojmë edhe juridikisht EVN-në dhe KRRE-në”, thuhet në njoftimin e iniciativës “Boll më”.

Zyra për mbështetje juridike do të hapet tek Rruga e Butiqeve në Tetovë, ndêrsa do të punojë nga ora 10 deri në orën 14 pasdite.

Ts – Es

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *