Prej të enjten temperatura mbi 40 gradë në Maqedoni

Valë e të nxehtit dhe temperatura mbi 40 gradë do ta kaplojnë Maqedoninë e Veriut ditëve në vijim.

Siç thonë nga DPHM, deri të dielën Maqedonia do të jetë nën ndikim të valës së të nxehtit dhe do të aktivizohet niveli i portokalltë i rrezikshmërisë nga temperaturat e larta.

Vapë do të jetë veçanërisht ditën e premte dhe gjatë fundjavës kur RMV do të përfshihet nga vala e të nxehtit. Temperaturat ditore do të kalojnë mbi 40 gradë.

Edhe në zonën e Shkupit temperatura ditore në këto ditë do të jetë rreth 40 gradë.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *