PUBLIKOHET VIDEOKLIPI I KËNGËS SË RE TË DUA LIPËS ME PROTAGONISTE AKTOREN E “LA CASA DE PAPEL”

Dua Lipa për dallim prej shumë artistëve që përhapja e virusit u ka pezulluar punët, vazhdon të jetë aktive dhe të sjellë projekte të reja në vazhdimësi.

Ditë më parë ajo paralajmëroi këngën e re duke postuar një trailer në Instagram.

Kënga është bashkënim me dy muzikantë të tjerë, J Balvin dhe Bad Bunny dhe titullohet “Un Dia”.

Për dallim prej videoklipeve të tjera ku jemi mësuar ta shohim Duan si protagoniste, kësaj radhe aktorja e serialit “La Casa de Papel” me nofkën Tokio është epiqendra e videoklipit.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *