Punëtorët të mos nënshkruajnë largime kontraktuese nga puna në mënyrë që të mund të shfrytëzojnë ndihmë monetare në rast të papunësisë

Punëtorët nuk duhet të pranojnë çfarëdo lloj kushtëzimi nga punëdhënësit lidhur me pagesën e rrogës. Me pako n e dytë të masave për përballje me pasojat ekonomike të krizës së shkaktuar nga koronavirusi, është paraparë ndihmë e drejtpërdrejtë prej 14.500 denarëve për muajt prill dhe maj, për pagesë të të punësuarve në ndërmarrjet e goditura nga kriza. Si alternativë e kësaj mase, kompanitë mund të zgjedhin ta shfrytëzojnë masën për mbulim të 50 për qind të kontributeve të rrogave për të punësuarit e tyre, porosisin nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar thekson se në rastin kur pronari i kushtëzon punëtorët se do t’u paguajë rrogën e konfirmuar për prill dhe maj nëse nënshkruajnë largim kontraktues nga puna, ata duhet ta paraqesin atë në Inspektoratin shtetëror të tregut.

Nga aspekti i mbrojtjes së punëtorëve, është shumë me rëndësi që punëtorët të mos nënshkruajnë largim kontraktues nga puna, sepse në atë rast, personit nuk i takon kompensim monetar përmes Agjencisë për punësim. Prandaj, punëdhënësve u rekomandohet, në këtë periudhë, nëse nuk kanë tjetër mundësi dhe janë të detyruar ta largojnë punëtorin, atë le ta bëjnë me shpalljen e tij si tepricë teknologjike.

Punëtorët të mos nënshkruajnë largime kontraktuese nga puna në mënyrë që të mund të shfrytëzojnë ndihmë monetare në rast të papunësisë

Bajraktar shtoi se secili person që kanë mbetur pa punë, nëse dëshiron të evidentohet si perosn i papunë, duhet të paraqiten në Agjencinë për punësim, në qendrat ku jetojnë, dhe me automatizëm në pajtim me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, do të marrin kompensim në të holla dhe njëherit do të realizojnë të drejtën e mbrojtjes shëndetësore, ndërsa personat e tjerë të papunë, për realizim të së drejtës së mbrojtjes shëndetësore duhet t’i drejtohen Fondit për sigurim shëndetësor.

Qytetarët të cilët kanë mbetur pa punë, kanë të drejtë për kompensim monetar në vlerë prej 50 për qind të neto rrogës mesatare mujore për 24 muajt e fundit, nëse paraprakisht kanë qenë në marrëdhënie pune së paku nëntë muaj pa ndërprerje apo 12 muaj me ndërprerje në 18 muajt e fundit. Kompensimi paguhet në pajtim me vitet e stazhit të punës. Qytetarët duhet të parashtrojnë kërkesë në Qendrën për punësim në vendin ku jetojnë.

Për ata punëtorë që kanë mbetur pa punë, ndërkaq nuk kanë stazh prej nëntë muajve apo kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale, për amvisëritë e tyre është paraparë ndihmë e garantuar minimale (NGM). Me dekretin e ri me fuqi ligjore, pasiguria materiale do të konstatohet në bazë të vlerës së përgjithshme mesatare të të gjitha të ardhurave të të gjithë anëtarëve të amvisërive në të gjitha bazat, llogaritur nga muaji i fundit, në vend se tre muajt, si deri më tani.

Kur bëhet fjalë për mungesë të paguar nga puna të një prindi me fëmijë deri 10 vjeç apo deri në klasë të katërt, procedura rregullohet me vërtetim se fëmija viziton rregullisht kopshtin apo shkollën dhe deklaratë personale me shkrim e prindit se ai do të kujdeset për fëmijën. Këtë deklaratë personale me shkrim të cilën prindërit duhet ta parashtrojnë në sektorët për resurse njerëzore në kompanitë ku punojnë, pas përfundimit të masave të përkohshme duhet të parashtrojnë edhe vërtetim nga kopshti/shkolla, në mënyrë adekuate për periudhën për të cilën prindi e ka shfrytëzuar masën. Prindërit mund ta shfrytëzojnë masën me radhë për lirim nga puna të një prindi të fëmijës deri në moshën 10-vjeçare.

Punëtorët të mos nënshkruajnë largime kontraktuese nga puna në mënyrë që të mund të shfrytëzojnë ndihmë monetare në rast të papunësisë

Zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijelj konsideron se kjo masë implementohet pa vështirësi të posaçme edhe në sektorin publik edhe në atë privat, ndërkaq gjithkund ku ka shkelje bëjmë thirrje që punëtorët t’i drejtohen Inspektoratit shtetëror të punës.

Për nënat, pushimi i lindjes i të cilave skadon prej 18 marsit, Qeveria solli masë për vazhdim të mungesës së paguar nga puna, deri në skadimin e kohëzgjatjes së masave të përkohshme. Vazhdimi i pushimit të lindjes rregullohet përmes Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me dekret nga Qeveria, personat që janë përfshirë me masat nga Kovid-19, pjesën e pashfrytëzuar të pushimit vjetor për vitin 2019 (pjesa e vjetër) në vend se deri në fund të qershorit, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të shfrytëzohet deri në fund të majit (31 maj 2020), ndërsa pjesën e parë përkatësisht dy javë pune, një pas një të të pushimit të ri vjetor, për vitin 2020, duhet ta shfrytëzojnë deri më 30 qershor të vitit 2020. Personat e përfshirë me këto masa janë gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë, prindërit me fëmijë deri 10 vjeç, të cilët nuk mund të punojnë nga shtëpia.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *