Rasti “Reket”, Boki 13 u dënua me 9 vjet burg, Katica Janeva me 7 vjet

Gjykata Penale e shpalli aktgjykimin për rastin “Reket”, sipas të cilit, Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva u shpallën fajtorë. Jovanovski u dënua me burg prej 9 vitesh, ndërkaq Janeva u dënua me burg prej 7 vitesh.

Të dënuarit obligohen t’i paguajnë edhe harxhimet gjyqësore.

Në seancën e sotme mori pjesë vetën Jovanovski, ndërkaq Janeva nuk ka ardhur. Në seancë gjithashtu është edhe Ana Kamçeva, bashkëshortja e Orce Kamçevit që e ka paraqitur reketin.

Katica Janeva në fjalët përfundimtare mohoi të jetë fajtore në këtë rast, e cila tha se nuk e ka bërë veprën dhe se i vjen turp që është pjesë e akuzës për të cilën, sipas saj, u tregua se është shpifje, sepse nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmi për veprën për të cilën akuzohet.

Nuk u ndje fajtor as Boki 13, i cili tha se akuza bazohet vetëm në deklaratën e Jordan Kamçevit. Sipas Jovanovskit, Kamçevi mund t’i ketë dhënë një milion euro, edhe ndoshta më shumë, por jo atij. Ai mohon akuzat dhe pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Gjykimi për rastin “Reket” filloi në nëntor të vitit 2019. Në seancën e parë, i akuzuari i dytë, Zoran Milevski – Kiçeec e pranoi fajin dhe u dënua me tre vite burg.

Boki 13 u akuzua se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina Remenski, Mile Jovanovski, Jasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *