“Rrymën e kam ndërpre para 13 viteve, ende më vijnë fatura dhe ftesa” (Foto)

Një ankohet se edhe pse shtëpinë e tij të vjetër para 13 viteve e ka shkyçur nga rryma elektrike, ende i vijnë në adresë fatura dhe kërkesa tjera nga Elektrodistribucioni. Ai ka dërguar në redaksinë tonë edhe një ftesë që Elektrodistribucioni ia ka dërguar për të ndërruar orëmatësin nga shtëpia e vjetër në Dibër.
“Unë jam shkyçur para 13 viteve, nuk e di pse ende më vijnë këto ftesa dhe fatura. Në atë shtëpi me vite nuk jeton askush”, thotë banori i Dibrës, që për momentin dëshiron të jetë anonim.
Nga Elektrodistribucioni kanë sqaruar se në rastin konkret bëhet fjalë pë kërkesë për të ndryshuar orëmatësin, e jo për faturë. Nëse është bë ndonjë gabim eventual, do ta përmirësojmë, kanë thënë prej atje.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *