SARA HOXHËS I PLASIN UJËRAT – RRENGU QË I PUNOI LEDRIT

Pritjes së ëmbël për çiftin Sara Hoxha dhe Ledrit po i vjen fundi, ama para se vajza të vijë në jetë, Sara mendoi t’i punojë një rreng reperit.

Ajo merr telefonin e saj dhe e vendos në një vend që kapte një pjesë të kuzhinës, dhe u tregon ndjekësve se do ta gënjejë Ledrin kinse i plasën ujërat, dhe është koha për lindje, njofton Insajdderi.

Merr një gotë të madhe mbushur me ujë, e derdh në dysheme dhe në bluzën që kishte veshur, sepse gjithçka duhej të dukej shumë realiste.

Më pas thërret reperin i cili dëgjohet duke i thënë, “Jam në banjo”.

Nuk vonon shumë dhe ai vjen e gjen Sarën në kuzhinë duke qëndruar mbi një pellg uji, dhe pak sekonda u deshën që ai të kuptonte situatën.

Teksa pak i hutuar nga situata dhe momenti i befasishëm, ai fillon t’i thotë fjalë të ëmbla të dashurës dhe nuk e përmban aspak gëzimin, e ndërkohë Sara nuk mund të mbajë të qeshurën.

E momenti kur Ledri e kupton se ra pre e një rrengu, i premton Sarës se do ia kthejë, dhe atë shumë keq.

Ndiqni më poshtë videon e plotë që ka postuar Sara në llogarinë e saj në Instagram.

Per te shikuar videon kliko linkun e instagram me poshte;

https://www.instagram.com/tv/CH_ILsoqaZe/?utm_source=ig_embed

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *