SHIHEN MAJET E HIMALAJEVE 125 MILJE LARG PAS 30 VJETËSH – PAS RËNIE SË NDOTJES SË AJRIT NË INDI

Himaljat nga një pjesë e Indisë janë duke u parë për herë të parë pas 30 vjetëve, pasi që ndotja e ajrit ka rënë shkaku i bllokimit nga koronavirusi.

Në zonat e shtetit të Punjab në veri të Indisë, banorët postuan fotografi të vargmalit nga rreth 125 milje larg pasi maja e tyre u shih pas pastrimit të ajrit, shkruan Independent, përcjell Gazeta Insajderi.

Ulja e smogut rriti numrin e fotografive të njerëzve të cilët i postuan nëpër rrjete sociale.

Popullsia e Indisë prej 1.4 milionë banorë është bllokuar tash e 21 ditë për të ndaluar përhapjen e e pandemisë Covid-19, me c’rast u mbyllën fabrikat dhe u ndal trafiku rrugorë.

Bordi Qendror i Kontrollit të Ndotjes së Indisë tha në një raport se bllokimi kishte rezultuar në një përmirësim të ndjeshëm në cilësinë e ajrit.

Njësia e Inteligjencës së të Dhënave të Indisë sot zbuloi se indeksi i cilësisë së ajrit u përmirësua me një mesatare prej 33 përqind në vend midis 16-27 Mars, raportoi SBS Hindi.

India zakonisht regjistron pesë herë kufirin e sigurt për cilësinë e ajrit siç përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Në Indi, rreth 1.5 milion njerëz vdiqën nga efektet e ndotjes së ajrit në 2012, sipas të dhënave të OBSH.

Organizata Botërore e Shëndetit ka dokumentuar 149 vdekje nga koronavirusi në Indi dhe më shumë se 5000 raste janë konfirmuar.

Imazhet satelitore muajin e kaluar treguan një rënie të ndotjes në disa qytete evropiane dhe amerikane pasi hyri në fuqi bllokimet e koronavirusit.

Të dhënat treguan se përqendrimet e dioksidit të azotit (NO2) ranë në mes të 10 marsit dhe 22 marsit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

/Insajderi.com


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *