Shkup, arrijnë pinguinët e parë në Kopshtin Zoologjik

Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit kanë arritur pinguinët e parë. Që nga dita e djeshme banues të Shkupit janë edhe tre pinguinë, që siç thonë nga Kopshti Zoologjik tashmë janë ushqyer dhe janë njoftuar me kujdestarët e tyre, transmeton Alsat.

“Tre pinguinët e parë kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme nga Italia me avion në kuti speciale për ftohtësi. Shtatë të tjerë do të mbërrijnë nga Rusia. Pas izolimit së detyrueshme, ata do të lirohen në habitatin e sapondërtuara dhe vizitorët do të jenë në gjendje të shohin pinguinët” tha drejtori i Kopshtit Zoologjik, Gjorgji Galetanovski.

Pinguinët do të vendosen në habitat modern të bërë sipas standardeve botërore, me pishinë të madhe jashtë dhe shtëpi të ngrohtë me një pishinë të brendshme.

Ts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *