S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët.Madje është kjo e fundit e cila nuk rresht së kritikuari partinë e Gashit pas zhvillimeve të fundit politike dhe hyrjes në qeveri të Alternativës që tashmë duket një akt i kryer informon TetovaSot.
Në vijë të kësaj nuk kanë të ndalur ofendimet e partisë së Selës kundrejt Alternativës nga protagonistë të fundit duke përfshirë jo vetëm aktivistë partiakë por edhe figura politike që duket se janë të mllefosur tejmase për shkak të zhvilllimeve politike të lartëpërmendura.
Ka qenë edhe Shefik Duraku i ASH-së që me tone të ashpra përmes një postimi të adresuar Alternativës thotë se ” Të futesh në këtë Qeveri me moton” ta luftojmë korrupsionin” është njëjtë si të futesh në shtëpi publike me moton” ta rruajmë virgjërinë”” është shprehur Duraku.
Por ai nuk është eksponent i vetëm politik i Aleancës për Shqiptarët që ka reaguar.

Në vazhdimësi po vijnë edhe reagime të shumta sic ishte ai i Arben Fetait dhe Arben Zeqirit.
“O Afrim, çfarë koncepti po pret të dëgjosh nga SDSM-BDI si regjimi më i korruptuar e më i papërgjegjshëm në Evropë? Mosni se marre prej familjeve të viktimave të Tetovës e të Bullgarisë. ” u shpreh një ditë më parë Arben Fetai përcjellë TetovaSot.
Në anën tjetër Arben Zeqiri drejtor i Qendrës për Informim pranë ASH-së, thumboi Afrim Gashin, duke ia kujtuar deklaratën: Po të zgjedh mes vdekjes dhe uljes me Ali Ahmetit, do e zgjedh të parën!
Drejtuesi i departamentit për marrëdhënie publike dhe informim i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri ka komentuar sinjalet e fundit të Alternativës dhe deklarimet e kreut të kësaj partie, Afrim Gashi lidhur me hyrjen e tyre në Qeverinë aktuale.

Ja çka shkruajti Zeqiri :

Justifikumet e deputetit dhe partisë që nuk kanë asnjë logjikë:

1. Nuk shkova në Kuvend se ndjehesha i rrezikuar nga deputetët e opozitës!

– Përse paraprakishr nuk e rrezikoi askush Skender Rexhepin?

2. Hyjmë në Qeveri të mbështesim euro-integrimet!

– Euro integrimet mbështeten edhe nga opozita, ashtu siç u mbështetën ndryshimet kushtetuese dhe shumë ligje të tjera me siglën e BE-së.

3. Duam ti japim shancë kësaj Qeverie dhe stabilitetit në prag të marrjes së datës.

– Vetë kryeministri nuk dha dorëheqje më herët, ndërsa jep dorëheqje dhe largohet dy javë para vendimit për datën.

4. Do të hyjmë në Qeveri që do ta luftojë krimin dhe korrupsionin.

– A nuk ishte kjo Qeveri e kriminalizuar dhe korruptuar. Si do ta luftoni krimin duke bashkëpunuar dhe bashkëqeverisur me kriminel (siç i quajtët vetë deri dje)?

5. Do ta ndihmojnë procesin integrues duke u bërë pjesë e Qeverisë.

– Çfarë ndihme mund të jepet dy javë para vendimit për datën? Çfa konkretisht do të bëjnë për dy javë?

6. Nëse kanë gadishmëri të ndihmojmë procesin integrues duhet të pranojnë ndarje të pushtetit.

– Kjo nuk është ndihmë, por shantazhim i procesit integrues. Kjo i bie: si t’na jepni poste do të mbështesim integrimet, nëse jo nuk i mbështesim.

7. Mes vdekjes dhe uljes me Ali Ahmetin, unë do ta zgjedhi të parën.

– Zot fali, s’dijnë çfarë flasin!

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *