Spasiqi dhe “dosja” e thurrur për Ali Ahmetin, ja sa mijë euro ishin paguar për “dosjen”!

Gazeta maqedonase “Dnevnik” në nëntor të 2010 kishte shkruar se për dosjet e fabrikuara në Serbi dikush nga Maqedonia ka paguar një shumë prej 60 mijë eurove.

“Bashkëpunëtor me pseudonimin ‘Ibar’, ekziston, por emri i tij i vërtetë është Alija Ahmedi, dhe jo Ali Ahmeti”, shkruan Dnevnik, për të shtuar se “Dosja është përpunuar në Serbi nga shtetasi serb, ndërkohë që pas kontakteve të shërbimeve sekrete serbe dhe atyre maqedonase, nga Beogradi janë kërkuar të gjitha dokumentet kontestuese që të mund të bëhet hetimi dhe falsifikatori të arrestohet.”

Burimet e njëjta të kësaj gazete theksojnë se dokumentet janë shitur në Maqedoni për 60 mije euro, me garanci se bëhet fjalë për dokumente origjinale”. Protagonisti dhe sajuesi i këtyre dosjeve ishte agjenti i UDB-së, Bozhidar Spasiq.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *