Tetovarit i vjen fatura e EVN-së një mijë e pesqind euro për një muaj edhe pse ngrohet me dru (FOTO)

Mbrëmë në rrjetet sociale në qendër të vëmendjes ka qenë fatura e energjisë elektrike prej 1 500 eurosh që u publikua nga tetovari G.S.

Derisa 1 muaj më herët fatura ka qenë vetëm 2 186 denarë, fatura e muajit të fundit (dhjetor) është në vlerë prej 89 583 edhe pse familja e tij ngrohen me dru.

Tetovari në formë tallje me EVN-në ka uruar vitin e RI me këtë faturë dhe thotë se është një sezon special.

Tetovarët kanë shprehur haptazi pakënaqsinë nga faturat e rrymës ku si pasojë janë organizuar protesta rregullisht ku dhe numri i protestuesve ka qenë shumë i madh, gjithashtu në Tetovë është hapur edhe zyrë e cila ju ofron mbrojte juridike falas banorëve të cilëve ju bëhen padrejtsi nga institucionet e elektro distribuimit.

Dhe reagimet e qyetarëve kanë qenë të ndryshme. Disa i kanë shkruar se “pse nuk ka treguar me herët se ka fabrikë” etj.

Përndryshe Tetova ka qenë qendër e protestave kundër rritjet së çmimit të energjisë nga EVN-ja dhe protestat e tilla kanë vazhduar edhe të premten e këtij viti të ri.

/Ts.mk/ /tetova1/ /Es/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *