THYHET SËRISH REKORDI NË INSTAGRAM – KËSAJ HERE NGA AKTORI I FAMSHËM

Rupert Grint ka tejkaluar rekordin e Sir David Attenborough për kohën më të shpejtë për të arritur 1 milion ndjekës në Instagram, duke grumbulluar milionëshin e parë në vetëm katër orë dhe një minutë.

Aktori i filmave “Harry Potter” pozoi me foshnjën e tij, në postimin e tij të parë dhe arriti në një milion ndjekës në vetëm 241 minuta më vonë, njofton Guiness World Records, transmeton Insajderi.

https://www.instagram.com/p/CHaijlLHDei/?utm_source=ig_embed

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit, Sir David Attenborough, një prezantues dhe natyralist, hapi llogari në Instagram në shtator 2020 dhe arriti në shtatë shifra ndjekësish në katër orë dhe 44 minuta.

Para Sir David, mbajtësi i mëparshëm i rekordit ishte aktorja Jennifer Aniston, e cila debutoi në Instagram në 15 Tetor 2019 dhe mblodhi 1 milion ndjekës në pesë orë dhe 16 minuta.

Futbollisti David Beckham, Papa Françesku dhe Duka dhe Dukesha e Sussex kanë qenë të gjithë gjithashtu rekord-mbajtës në këtë kategori.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *