Uji, kushtet atmosferike mund të çojnë në restrikcione

Konsumi jo racional i ujit të pijshëm, dhe thatësira për një kohë të gjatë mund të çojë në kufizim të ujit. Zëvendësministri i Mjedisit Jani Makraduli, thotë se aktualisht nuk ekziston rreziku i kufizimeve, por se do të monitorohen kushtet atmosferike. Më të prekur nga thatësira do të jenë zonat bujqësore dhe urbane të gjelbra, për shkak të rezervuarëve të zbrazura.

Për fat të keq këtë dimër nuk kemi pasur borë, shumica e rezervuarëve janë bosh, jo vetëm nëse flasim për Raçen, do të jetë sfiduese të furnizohen me ujë zonat bujqësore në pjesë të caktuara. E di që situata në Srezhevë është kritike. Nuk ka nevojë për kufizime këtë vit. Mendoj se nuk ekziston ai rrezik ende, sigurisht që varet si do të jenë kushtet e motit, mendoj se ajo pjesë do të jetë e qetë – tha Jani Makraduli, Ministër i Mjedisit Jetësor.

Nga Ujësjellësi për Alsat, thonë se kapaciteti i burimit Rashçe, aktualisht i plotëson nevojat e banorëve të Shkupit. Për herë të parë ndodhi në janar, që Rashçja të mos mund të arrijë t’i plotësojë nevojat e qytetarëve të saj, dhe u aktivizuan puset ndihmëse.

TS/Com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *