VIDEOKLIPI I “PHANTOM”: ARTA NITAJ TREGON SE ÇFARË I THA BUTRINT IMERIT NË VESH GJATË KLIPIT

Para dy muajsh, Butrint Imeri lansoi videoklipin për këngën “Phantom”, dhe surprizë ishte protagoznimi i modeles, Arta Nitaj, njofton Insajderi.

Në një moment të klipit, modelja shfaqet në klip duke pëshpëritur diçka në vesh të këngëtarit, dhe kjo ngjalli kureshtjen e fansave të dinin se çfarë i tha ajo.

E ftuar te “Rudina” Arta u shpreh se duke qenë se Butrinti jeton në Gjermani, me humor i ka thënë “A po m’i bën letrat?”

“Ka pasur aq shumë batuta rreth kësaj skene ku unë i thash diçka në vesh. Kemi qeshur shumë dhe ka marrë shumë vëmendje. Në asnjë televizion nuk kam treguar se çfarë i kam thënë pritni, pritni se kam për t’ju treguar. Butrinti është lindur në Gjermani dhe është rritur atje dhe i kam thënë a po mi bën letrat”, thotë ajo duke qeshur.

Më tej tha se pranoi ftesën për videoklip duke qenë se Butrintin e ka shumë mik të mirë, por përndryshe ajo ka vite që nuk ka pranuar ftesa për klipe.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *