2 Maji, shënohet përvjetori i shpalljes së zonës së lirë në Karadak të Kumanovës nga UÇK-ja

Në Sllupçan sot shënohet përvjetori i shpalljes së zonës së lirë në Karadak të Kumanovës më 2 maj të vitit 2001 nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Por për herë të parë pas 19 viteve kjo datë shënohet pa manifestimin qëndror tradicional që tubonte familjarë të dëshmorëve, vetaran dhe figura pjesmarëse të luftës së vitit 2001. Këtë ora policore dhe masat e qeverisë për ndalimin e tubimeve publike kanë bërë që 2 majin banorët e Sllupçanit ta shënojnë në një atmosferë më ndryshe. Që në orët e mëngjesit nga autoparlant të vendosur që qendër të fshatit dëgjoheshin këngë patriotike, ndërsa fshati ishte stolisur me flamuj kombëtar.

Vitet e kaluara në këtë datë organizoheshin manifestime përkujtimore ku përveç banorëve lokal, në Sllupçan vinin edhe shqiptarë nga trojet e tjera. Tradite ishte që në radhën e parë të liheshin karrike të zbrazta me nga një trëndafil të vendosur në të, që simboliste mungesën e dëshmorëve të kombit, ndërsa para të pranishmëve lexoheshin fjalime dhe shfaqeshin pika të ndryshme artistike nga nxënës, fëmijët e dëshmorëve dhe artistë të popullit.
Fshati Sllupçan ishte më i dëmtuari nga konfilkti i vitit 2001 mes forcave maqedonase të sigurisë dhe brigadës 113 të UÇK-së, “Ismet Jashari”. Nga 610 shtëpi sa ka numëruar në atë kohë Sllupçani, vetëm tetë prej tyre kanë qenë të paprekura nga predhat e luftës, ndërsa 150 shtëpi janë shkatërruar tërësishtë. Përveç dëshmorëve të luftës, Sllupçani çdo vit kujton edhe 10 martirë civil nga familja Zimberi të cilët u vranë nga predhat e gjuajtura në një bodrum ku ishin strehuar.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *