ANGELINA JOLIE FESTON DITËLINDJEN, KAQ VJET MBUSHI AJO

Angelina Jolie feston ditëlindjen e 46-të (e diel), shkruan Insajderi.

Në disa fotografi të siguruara nga MailOnline, bukuroshja brune është parë në një restorant në Los Angeles.

Ajo shihet e shoqëruar me fëmijët e saj, derisa po shijonte darken.

Angelina kishte të veshur një fustan të verdhë me një pamje shumë natyrale.

Aktorja me parë ka qenë e martuar me Brad Pitt, ku të njëjtit ishin në proces gjyqësor për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Në fund të majit, gjykata vendosi që Brad dhe Angelina do të kenë të përbashkët kujdestarinë e të gjithë fëmijëve të tyre, me përjashtim të Maddox, i cili nuk është më i mitur.

/Insajderi.com


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *