Automjeti i djegur nuk është në pronësi të Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut demanton se automjeti i tyre, sot në mëngjes është djegur në hapësirën për parkim në rr. “Kej Dimitar Vllahov”.

Paraprakisht, MPB kumtoi se në rrugën “Dimitar Vllahov” sot në mëngjes në orën 02:30 në SPB – Shkup ka pasur paraqitje se në hapësirën për parkim në rr. “Kej Dimitar Vllahov”, është shkaktuar zjarr, me ç’rast është djegur bar i thatë dhe pjesa e pasme e një automjeti të parkuar “audi 4”, pa targa, pronësi e Qeverisë së RMV-së.

“Sipas informatave të Shërbimit për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, automjeti për të cilin shkruhet në tekstin tuaj se është djegur, nuk është në pronësi të Qeverisë së RMV-së, thonë nga Zyra e zëdhënësit qeveritar.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *