Bekteshi: Kemi kërkuar falje për gabimin, nëse është i qëllimshëm do të ketë përgjegjësi

Simbolika ishte që të japim shembull, por njëkohësisht edhe mesazh se edhe pse nuk kemi det në shtetin tonë, kemi male, liqene. Fotografia ka ndryshuar. Për momentin punojmë në fotografi shtesë nga destinacionet tona turistike, ndërsa sivjet do të kemi rast dhe pothuajse çdo javë t’i ndryshojmë fotografitë. Nëse është bërë gabim i qëllimshëm, natyrisht se do të ketë përgjegjësi.

Kështu u ministri i Ekonomisë. Kreshnik Bekteshi u përgjigj në pyetje të gazetarëve lidhur me parashikimin e bërë gjatë publikimit të Platformës “Shtëpia është shtëpi”.

Qëllimi i Platformës, sqaroi Bekteshi, nuk është promovimi i destinacioneve vendore, por transparencë – qytetarët më lehtë të kenë qasje nëse kanë marrë vauçerë dhe në cilat hotele ose objekte hotelierike mund t’i shfrytëzojnë.

Bekteshi e arsyetoi dhe e lavdëroi Sektorin për Turizëm, duke i shprehur falënderim që e ka krijuar Platformën për vetëm dhjetë ditë, në kohë, edhe pse njëherit u përgjigj në 30.000 posta elektronike të arritura nga qytetarët . Është njerëzore, sipas ministrit, të bëhen gabime dhe nuk duhet të shikohet vetëm në anën negative.

“Për fotografinë tani më kemi kërkuar falje, ndërsa për gabimin do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe nëse është i qëllimshëm, do të ketë përgjegjësi. Sektori është në dijeni dhe punon në mënyrë profesionale, ndërsa gabime mund të ndodhin. Të mos e shikojmë vetëm anën negative, por edhe atë pozitive. Për momentin, Sektori përgjigjet në 30.000 posta elektronike që t’i ndihmojë qytetarëve dhe punon në dhënien transparente të 117.000 vauçerëve. I njoh njerëzit të cilët udhëheqin me të dhe nuk do të pajtohesha se ndokush prej tyre nuk din ose nuk vepron në pajtim me detyrat që i ka. Pikërisht ky Sektor është meritë për shumicë programe në vitet paraprake të cilët rezultuan me rritje të numrit të turistëve të huaj dhe vendorë”, përmendi Bekteshi.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *