Betohen sot deputetët e rinj, zënë vendin e kryetarëve të sapozgjedhur të komunave

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancë plenare duhet t’i verifikojë mandatet e deputetëve të rinj pasi paraprakisht disa deputetë u bënë kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që përfunduan ditën e diel.

Zgjedhjet lokale 2021 sollën ndryshime në përbërjen e parlamentit pasi 6 deputetë fituan raundin e parë të zgjedhjeve. Bëhet fjalë për Kostadin Kostadinov nga LSDM, i cili tani është kryetar i Komunës së Strumicës. Ai do të zëvendësohet nga Ljubica Spasova me numrin 12 nga lista e partisë në zgjedhjet e fundit.

Timço Mucunski është kryetar i ri i Komunës së Aerodromit. Ai do të zëvendësohet nga Toni Jarevski nga VMRO-DPMNE, i cili ishte në vendin e tetë në listën e partisë dhe të koalicionit në njësinë e parë zgjedhore.

Kryetar i Komunës së Butelit tani është Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE. Ai në Kuvend do të zëvendësohet nga Zoran Kocevski, i cili ishte në vendin e tetë në listën e deputetëve në njësinë e dytë zgjedhore.

Ivan Jordanov nga VMRO-DPMNE është kryetari i ri i Shtipit, ndërsa në vend të tij në Kuvend vjen Dragan Kovaçki nga zona e tretë zgjedhore.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kryetarë komunash janë bërë edhe Kiril Peçakov nga VMRO-DPMNE në Ohër dhe Bilall Kasami nga BESA në Tetovë.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *