Hasani: Taravari mjek i mirë, pas zgjedhjeve do të kthehet në shërbim të pacientëve

Sonte, në mbledhje të përbashkët mes Kryesisë së degës, kryetarëve të Këshillave Vendore, anëtarëve të Kryesisë Qendrore dhe funksionarëve lokal e qendror, dega e Bashkimit Demokrat për Integrim – BDI në Gostivar me unanimitet të plotë ka zgjedhur Bashkim Hasanin Kryetar të Shtabit Lokal Zgjedhor për Zgjedhjet Lokale të Tetorit.

Pasi fitoi besimin e strukturës së partisë, Kryetari i Shtabit Zgjedhor Lokal, Bashkim Hasani u shpreh që: “Pikërisht sot kur u shpall mbajtja e zgjedhjeve lokale nga ana e Kryetarit të Kuvendit, BDI si subjekt politik me padurim hynë në garën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Gostivarit, me bindje të palëkundur për fitore të padiskutueshme”.

Hasani tha që Kryetari aktual i komunës së Gostivarit është një doktor i mirë por jo edhe një menaxher i mirë në Pushtetin Lokal, andaj, pas zgjedhjeve do të kthehet si mjek në shërbim të pacientëve.

Hasani tha që brenda kohës do të zgjidhet edhe pjesa tjetër e strukturës së Shtabit Lokal Zgjedhor, si dhe do të krijohen Shtabet në nivel të Këshillave Vendore ku dhe do të hapen Shtabet Zgjedhore në çdo vendbanim. Ky organizim bëhet me qëllim të mobilizimit maksimal të strukturave partiake dhe populltës për triumf në zgjedhjet lokale të Tetorit në komunën e Gostivarit.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *