Beyonce dhe Jay-Z paditen për këngën “Black Effect”

Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z po akuzohen se nuk i dhanë merita artistes xhamajkane për kontributin e saj në këngën e tyre “Black Effect”.

Lenora Antoinette Stines paraqiti të martën në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara të Qarkut Qendror të Kalifornisë një padi për t’u kompensuar për shkeljen e të drejtës së autorit, të drejtën e publicitetit dhe pasurimin e padrejtë.

Padia është përqendruar rreth këngës “Black Effect”, e cila ishte pjesë e albumit të përbashkët të çiftit në vitin 2018, “Everything is Love”, shkruan CNN.

Emri legal i Jay-Z është Shawn Carter dhe albumi është publikuar si The Carters (emri artistik dhe njëherësh mbiemrin me të cilin çifti njihen).

Këngëtarja Stines është 68 vjeçe dhe ajo është jashtëzakonisht e respektuar dhe e vlerësuar shumë në ishullin e Xhamajkës, dhe në të gjithë botën për vlerat artistike dhe mençurinë e saj, shkruan CNN.

Stines pretendon se ajo u njoh me çiftin në mars të vitit 2018 në Xhamajka për të ndihmuar në marrjen e valltarëve për një video të destinuar për të promovuar albumin dhe turneun e tyre. Stines, e cila përdor titullin “Dr.” në padi, tha se ajo furnizoi disa valltarë për videon dhe gjithashtu iu kërkua të flasë për mendimet e saj mbi dashurinë në videon muzikore të çiftit.

Stines ka theksuar se ajo nuk u lejua të marr një kopje të kontratës në atë kohë.

Zëri i Stines është paraqitur në minutën e parë të këngës “Black Effect”. Ajo po kërkon dëmshpërblim, tarifa ligjore, një pjesë të të drejtave të botimit dhe një citim të emrit të saj te autorët e këngës.

/EpokaeRe/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *