BMW prezanton SUV-in e parë elektrik

Tashmë gjiganti gjerman i makinave, BMW prezantoi për publikun SUV-in e parë të gjithë elektrik të serisë iX, i cili pritet të konkurrojë Teslan dhe të gjithë rivalët e tjerë elektrikë dhe që kushton 85 mijë paund, përcjell albinfo.ch.

Duhet theksuar se shefat e kompanisë tregojnë se kjo është makina më e avancuar BMW deri më sot që ka kapacitetin për t’u bërë një automjet autonom.

Kjo SUV u prezantua së bashku me një skuter elektrik që janë pjesë e programit të gjeneratës së re të BMW për makinat e reja që do të nxirren në treg nga viti 2021.

Po ashtu, zyrtarët nga BMW thonë se iX shënon një hap ndryshimi në drejtimin e ardhshëm të kompanisë drejt lëvizjes inteligjente dhe teknologjisë së vetëdrejtimit, duke sjellë së bashku zhvillimin më të fundit të gjigantit të makinave në dizajn, drejtimin e automatizuar, konektivitet dhe qëndrueshmëri.

/Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *