Brazili bëhet shteti dytë në botë me një milionë raste me Covid-19

Brazili është bërë shteti i dytë në botë që ka konfirmuar më shumë se një milionë raste me COVID-19, dhe virusi vazhdon të përhapjet edhe më shumë, shkruan BBC.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit gjithashtu ka publikuar numrin rekord të rasteve në 24 orët e fundit, me më shumë se 54,000 të infektuar.

Pos kësaj, janë regjistruar më shumë se 1,200 të vdekur për katër ditë me radhë, duke e çuar totalin në 49,000 persona të vdekur.

Mungesa e testimeve mund të bëjë që numrat real janë edhe më të mëdhenj dhe ekspertët thonë se shpërthimi ende nuk e ka arritur kulmin.

Këto shifra u zbuluan vetëm disa orë pasi që OBSH paralajmëroi se pandemia është duke hyrë në një fazë “të re dhe të rrezikshme” ku Drejtori Gjeneral i kësaj organizate Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se rastet po rriten në të njëjtën kohë kur njerëzit kanë filluar të lodhen nga kufizimet dhe qeveritë janë duke rinisur ekonomitë.

Amerika Latine është rajoni i cili është duke përjetuar rritjen më të madhe të numrit të infektuarve. Shpërthime të mëdha të infektimeve po shihen në Peru dhe Kili, dhe Meksika u bë shteti i shtatë në botë që ka kaluar numrin e vdekjeve në përmbi 20,000 persona.

Por vetëm SHBA-ja ka regjistruar më shumë infektime se sa Brazili, ku presidenti nga e djathta ekstreme Jair Bolsonaro është kritikuar ashpër për menaxhimin e kësaj krize. Ai vazhdimisht është grindur me guvernatorët e shteteve dhe me majorët që adoptonin masa të rrepta për të ndalur përhapjen e virusit, duke mbyllur qytetet.

Bolsonaro thotë se ndikimi i masave në ekonomi do të jetë më i keq se vetë virusi. Por qasja e tij e përgjithshme ndaj krizës ka çuar në dorëheqjen e dy mjekëve që ishin Ministra të Shëndetësisë.

/EpokaeRe/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *